Kuzhina Meka
Receta të shijshme dhe të lehta për t'u përgatitur me produktet tona.

Parizer pule
Përbërësit:
Parizer pule, domate, tranguj, kaçkavall, sallatë të gjelber, majonezë
Përgatitja:
Sanduiçi perfekt, me parizerin tonë të pules. Servohet i ftohtë por mund edhe ta ngrohni në "toster".

Gullash me mish viçi
Përbërësit:
Gullash MEKA, pure patatesh, sallatë, bukë.
Përgatitja:
Gullashi me mish viçi është një vakt shumë i pasur dhe i ngrohtë. Ngroheni mirë dhe shërbejeni me pure patatesh, me bukë të freskët për të shijuar salcën e tij të pasur. Një sallatë e thjeshtë anash e kompleton shumë mirë këtë pjatë.

Suxhuk shtepiak
Përbërësit:
Suxhuk, ajvar, qepë.
Përgatitja:
Suxhuku shtëpiak është ideal për tu ngrënë në shoqërinë e ajvarit dhe të qepëve. Për të arritur shijen perfekte, duhet ta fërgoni në temperaturë të ulët dhe ta servoni bashkë me përbërësit e lartëcekur, për një vakt të shijshëm.

Mish i terur
Përbërësit:
Mish i terur, speca turshi, djathë, ullinj, bukë, pasul
Përgatitja:
Mishi i terur është ideal për përdorim në pasul. Zijeni pasulin së bashku me mishin e terur, dhe mund ta servoni me speca turshi, djathë të bardhë, ullinj. Një shije tradicionale e pasulit që merr aromen e shtëpisë, pikërisht nga mishi i terur.

Bash suxhuk
Përbërësit:
Bash suxhuk, patate, kos.
Përgatitja:
Bash suxhuku është shumë i mirë për gatime shtëpiake të shpejta. Priteni në copa dhe skuqeni me patate dhe qepë në tigan. Kur patatet të marrin ngjyrë të artë, shërbejeni me bukë të ngrohtë dhe pak kos për një drekë të shijshme.

Pashteta MEKA
Përbërësit:
Pashteta MEKA, domate, majdanoz, ullinj, kaçkavall, crackers.
Përgatitja:
Pashteta e pulës është perfekte për mëngjes. Lyeni në bukë të thekur dhe shtoni pak domate të freskëta ose majdanoz të grirë. Mund të shërbehet edhe me biskota të kripura dhe djathë për një pjatë të lehtë.

Salsiçe pule
Përbërësit:
Bukë, salsiçe, qepë, lakër, majonezë, mustardë
Përgatitja:
Salsiçet janë perfekte për hot-dog. Ziejini ose piqini në tigan dhe vendosini në bukë të gjatë me ketchup, mustardë dhe pak sallatë lakre. Mund të shërbehen edhe me patate të skuqura për një vakt të shpejtë.

Rriskë pule/gjedhi/mishi
Përbërësit:
Rriskë sipas dëshirës, djathë, sallatë jeshile, majonezë/salcë jogurti, sallatë e freskët
Përgatitja:
Rriskat (pule/gjedhi/mishi) janë ideale për sanduiçe të shpejta dhe të shijshme. Vendosni disa feta në bukë tost, shtoni djathë, sallatë jeshile dhe pak majonezë ose salcë jogurti. Sanduiçi mund të shërbehet i ftohtë ose të ngrohet pak në tostierë për një shije edhe më të mirë.

Suxhuk MEKA
Përbërësit:
Suxhuk, vezë të fërguara, speca të pjekur, sallatë e freskët, bukë
Përgatitja:
Suxhuku jep shijen më të mirë kur skuqet lehtë në tigan. Priteni në copa dhe skuqeni për disa minuta derisa të lëshojë aromën e erëzave, pastaj shërbejeni me vezë të fërguara dhe bukë të ngrohtë. Mund të shtoni edhe speca të pjekur ose domate për një mëngjes të plotë dhe shumë të shijshëm.

Proshutë viçi
Përbërësit:
Proshutë viçi, bukë e thekur, djathë/Kaçkavall, ullinj, sallatë e freskët
Përgatitja:
Proshuta e viçit është perfekte për një pjatë të thjeshtë por shumë të shijshme. Priteni në feta të holla dhe shërbejeni me bukë të thekur, djathë të bardhë ose kaçkavall dhe pak ullinj. Mund të shtoni edhe rukola dhe domate të freskëta për një kombinim të lehtë mesdhetar që funksionon shumë mirë si meze ose darkë e shpejtë.
