HISTORIA JONË

Bazuar në ngjarje të vërtetë!

Nëse kthehemi mbrapa dhe kujtojmë të kaluarën, momente lumturie, hidhërimi dhe sakrifice na bien në mend, ndërsa është në natyrën njerëzore që ato që na sfiduan, na bënë punën dhe jetën më të vështirë, t’i mbajmë mend dhe t’i kujtojmë më shpesh.

Që nga viti 1992, kur në Plavë të Dragashit u themelua kompania MEKA, vendosëm themele të shëndosha për një biznes ku nga kontributi i secilit përfiton secili dhe me përkushtim të madh sollëm në treg produkte që në tryezën e konsumatorit sjellin cilësi dhe krijojnë kujtime të mira.

Në 30 vjetorin e themelimit të kompanisë do të kujtojmë momentet më të mira, ato momente ku krijuam diferencën, ku u ndihmuam nga miqtë më të mirë dhe u përkrahëm nga konsumatorët besnik që sot të njihemi për vlerën e shtuar që ne e ofrojmë.

Meka njihet për kontributin e dhënë në shoqëri, për aktivitetet e pronarit z. Burim Piraj në të mirë të zhvillimit të sferave të ndryshme të shoqërisë, ndërsa z. Piraj është falenderues ndaj secilit punonjës të kompanisë duke vlerësuar kontributin e tyre si shtyllën më të rëndësishme në të cilën rritja e kompanisë mbështetet që nga dita e parë e themelimit të saj.

Meka Halal Food ofron produkte të punuara nga mishi më i mirë në rajonin e Kosovës. Ushqim me cilësi të lartë pa përbërës artificialë dhe plot vlera ushqyese falë recetave të pasuara brez pas brezi dhe përgatitjes së kujdesshme.

Këto receta familjare ruhen edhe sot dhe zhvillohen vazhdimisht. Ato janë një përmbledhje e përvojave dhe ideve të disa brezave. Ne ende nderojmë traditat e familjeve tona duke i dhënë jetë produkteve, duke i rafinuar ato ose duke shtuar përbërës të tjerë cilësorë kohë pas kohe. Shumë gjëra kanë ndryshuar gjatë viteve, por themeli, cilësia dhe shija janë ende të njejta.

Me kalimin e viteve, ne kemi zhvilluar disa variante të secilit produkt, bazuar në recetat tona tradicionale. Ajo që mbetet e njëjtë në secilin produkt është cilësia e lartë, cilësi që mund të shijoni.